Për të hipur në këtë biçikletë duhet të përdorni shkallët

Ndryshe

Për të hipur në këtë biçikletë duhet të përdorni shkallët

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 08:13
Pamje nga video

Në pamundësi për të përballuar blerjen e një biçiklete të re, vendosi që ta ndërtojë atë vetë, duke vënë në punë pasionin dhe talentin që kishte në riparimin e tyre.

Që prej vitit 1981, kubani Felix Guirola është i vetëpunësuar si riparues biçikletash dhe shpesh e shfrenon fantazinë, si në rastin e një biçiklete personale katër metra të lartë.

Gjithçka nisi si një biçikletë normale, më pas e zgjati lartësinë e saj me një metër. Kaloi pak kohë i shtoi edhe një tjetër, e në fund dy të tilla.

Për të hipur në biçikletën e tij, ai përdor shkallët, ndërkohë që po kërkon të thyejë rekordin që e ka vendosur po vetë për biçikletën më të lartë në Guinness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat