Deshën të eksperimentojnë duke hedhur në erë gomën e veturës, për pak sa nuk e pësuan kur u fluturoi mbi kokë

Ndryshe

Deshën të eksperimentojnë duke hedhur në erë gomën e veturës, për pak sa nuk e pësuan kur u fluturoi mbi kokë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:22
Pamje nga video

Nuk janë të paktë ata persona që kërkojnë të shtojnë adrenalinën duke përdorur armë apo lëndë plasëse, duke vënë në rrezik edhe vetë jetët e tyre.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Kaliforni, ku një person për paksa nuk është goditur nga një gomë veture, të cilën ai e shpërtheu me eksplozivin që e kishte vendosur pak metra më tutje.

Rrota goditi veturën që ndodhej pas grupit të njerëzve duke shtrembëruar edhe derën.

Fatmirësisht për ta nuk pati të lënduar në njerëz, por mëse skenari do të ishte ndryshe dhe rrota do vinte pak më ulët e me shpejtësi të lartë mund të shkaktonte edhe viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat