Goditet me bri nga demi, matadori fluturon në ajër, pastaj përfundon në spital (+18)

Ndryshe

Goditet me bri nga demi, matadori fluturon në ajër, pastaj përfundon në spital (+18)

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:28
Luis David Adame, i cili sapo kishte filluar shfaqjen, kur kafsha u hodh dhe e goditi atë në ije, duke e ngritur në ajër

Një matador o godit tmerrësisht nga një dem gjatë një turneu të festave në Meksikë, pamje të cilat u kapen nga kamerat.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Luis David Adame, i cili sapo kishte filluar shfaqjen, kur kafsha u hodh dhe e goditi atë në ije, duke e ngritur në ajër.

Pas kësaj, ai u përfshi nga gjaku dhe kishte dhimbje.

Në video matadori shihet duke e mbajtur dorën tek pjesa ku ishte goditur dhe duke u larguar nga demi.

Kolegët e tij të tronditur e çuan atë larg ringut, për ta dërguar më pas në spital.

Dhe të dielën ai është shfaqur duke thënë se ndjehet mirë, duke falënderuar tifozët e tij për mesazhet e tyre të mbështetjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat