Ministri indian filmohet duke urinuar në natyrë

Ndryshe

Ministri indian filmohet duke urinuar në natyrë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Pamje nga video

Ministri për ruajtjen e ujit në Indi është duke u përballuar me kritika të shumta kohët e fundit.

Arsyeja është se Ram Shinde është filmuar duke urinuar në një fushë, pavarësisht politikave të qeverisë që po mundohet të bindë njerëzit që të përdorin tualetet.

Opozitarët e kanë konsideruar këtë veprim të njërit prej ministrave, si dështim të gjithë fushatës së qeverisë aktuale mbi pastërtinë.

Sipas BBC, Ram Shinde, është justifikuar duke thënë se ishte thirrje e natyrës sepse nuk ndihej mirë dhe se nuk mund të gjente një tualet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat