Hutat për të cilët njerëzit menduan që janë jashtëtokësorë!

Ndryshe

Hutat për të cilët njerëzit menduan që janë jashtëtokësorë!

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Pamje nga video

Punonjësit e angazhuar në një ndërtesë në Andhra Pradesh të Indisë, kanë postuar pamjet folesë së zogjve, ku ndodhen tre hutë që erdhën në jetë para pak ditësh.

Meqenëse nuk kishte ndonjë përshkrim adekuat, shikuesit menduan se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, por më vonë u kuptua se janë shpezë.

“Kur e shikova mu duk që janë krijesa të gjata dhe me sy të mëdhenj, e këto nuk janë më të mëdha se shuplaka e dorës”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Me të kuptuar që janë zogj dhe jo krijesa nga ndonjë planet tjetër, shumë njerëz e kanë shpërndarë filmimin në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat