‘Hëna e përgjakshme’ shkakton errësimin më të gjatë në këtë shekull

Ndryshe

‘Hëna e përgjakshme’ shkakton errësimin më të gjatë në këtë shekull

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

E ashtuquajtura Hënën e përgjakshme në korrik do të shkaktojë errësimin më të gjatë në shekullin 21, thonë shkencëtarët.

Njëkohësisht, Marsi do të duket më i shndritshëm se më parë, pasi do të gjendet në afërsi më të madhe me Tokën në 15 vjetët e fundit.

Errësimi do të zgjasë një orë e  43 minuta më 27 korrik. 

Arsyeja e zgjatjes së kësaj është se Hëna do të ndodhet në njërën nga pikat më të largëta të Tokës, që do të thotë se hija e saj do të jetë më e madhe se sa errësimet e zakonshme.  

Errësimi do të shihet më së miri nga Evropa Juglindore, thonë shkencëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat