Pak momente pasi u fotografua me luanin e fjetur, vizitorja o hodh si ‘kukull’ në ajër

Ndryshe

Pak momente pasi u fotografua me luanin e fjetur, vizitorja o hodh si ‘kukull’ në ajër

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 07:11
Olga Solomina

Një grua është sulmuar nga luani, vetëm pak momente pasi ishte fotografuar me të në kopshtin zoologjik.

Olga Solomina ka hyrë brenda kafazit të kopshtit zoologjik në Taygan të Krimesë, për të shfrytëzuar momentin derisa kafsha ishte në gjumë

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Por, kur 46-vjeçarja vuri dorën në gëzofin e tij, luani u zgjua dhe nisi ta qëllonte me putra. Të pranishmit thonë se vizitorja u hodh sikur kukull, derisa aty nuk intervenoi njëri nga kujdestarët e kopshtit zoologjik.

Solomina pas sulmit nga luani

Për fat të mirë, ajo ka vetëm shqyerje në dorë, ku ishte kafshuar me dhëmbë nga luani, ndërsa ka gërvishtje të lehta nëpër trup.
Rasti, që ka mundur të përfundojë edhe më fatalitet, është nën hetime dhe po kërkohet përgjegjësi nga kujdestarët, që e lanë gruan të hynte në kafaz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat