Nuk i rezistoi muzikës, vallëzimi i turistit i bëri të gjithë të qeshin - Bota Sot
Nuk i rezistoi muzikës, vallëzimi i turistit i bëri të gjithë të qeshin

Ndryshe

Nuk i rezistoi muzikës, vallëzimi i turistit i bëri të gjithë të qeshin

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:16
Pamje nga video

Një turisti, që ndodhej në një rezort të ishullit Ios në Greqi, nuk ka mundur t’i rezistonte muzikës dhe nisi të tregonte aftësitë e tij në vallëzim, të cilat lënë shumë për të dëshiruar.

Të pranishmit nuk mund të mos qeshnin me të, pasi bënte gjeste dhe imitonte valltarët profesionistë, por me rezultate shumë të dobëta.

“Kurrë në jetë nuk kam qeshur më shumë. Vetëm se ai dukej që kalonte mirë dhe nuk brengosej”,  shkruan një  komentues përbri videos që është bërë virale.

Në anën tjetër, shikuesit thanë se ishte pjesë e pushimeve të tij dhe nuk duhet të tallet dikush që vetëm donte të kalonte mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...