Kujdes! Ky është kandili më vdekjeprurës në botë - Bota Sot
Kujdes! Ky është kandili më vdekjeprurës në botë

Ndryshe

Kujdes! Ky është kandili më vdekjeprurës në botë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 06:48
Ilustrim

Kandili i detit i njohur si Chironex fleckeri është një nga qeniet më të rrezikshme në botë dhe mund të vrasë brenda pak minutash. 

Vendosja në kontakt me tentakulat e tij, që janë deri në 3 metra të gjata, rrezikon të jetë vdekjeprurëse për njerëzit. 

Viktima e fundit e Chironex fleckeri ishte Gaia Trimarchi, një vajzë italiane e cila vdiq në Filipine.

Rreziku i kësaj kandil deti vjen pikërisht për mijëra qeliza helmuese që gjenden përgjatë tentakulave të tij. Prekja e tyre shkakton reaksion të rëndë alergjik që shoqërohet me ndjenjë nxehtësi.

Helmi kur hyn në qarkullimin e gjakut shkakton spazma të forta muskulore, ndalim të frymëmarrjes dhe arrest kardiak. Ai gjendet përgjatë brigjeve të Australisë dhe Guinesë së Re, në Filipine dhe Vietnam.

Në vitin 2017, Chironex fleckeri, i cili ushqehet me krustaceve dhe peshq të vegjël, ka vrarë rreth 70 njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...