Dhëndri hero, la nusen në ditën e dasmës për të shpëtuar një adoleshent nga mbytja - Bota Sot
Dhëndri hero, la nusen në ditën e dasmës për të shpëtuar një adoleshent nga mbytja

Ndryshe

Dhëndri hero, la nusen në ditën e dasmës për të shpëtuar një adoleshent nga mbytja

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:11
Dhëndri hero, la nusen në ditën e dasmës për të shpëtuar një adoleshent nga mbytja

Thonë se jo të gjithë heronjtë veshin kapele. Dhe kapele nuk pati buri që u bë hero gjatë ditës së sotme në Alabama.

Ai pati një tufë dasmorësh pas vetes dhe nusen me të cilën po bënte fotografitë e dasmës pranë plazhit. Kur vendosi ta lë nusen në ditën e dasmës dhe të bëjë një akt heroik.

Zac Edwards, 37 vjeç, po paraqiste për fotografi me nusen e tij të re Cindy Edwards, 32 vjeç, në plazh në Alabama të SHBA-së, kur një grua bërtiste duke parë një adoleshent teksa mbytej në ujë.

Edwards u mbështet nga nusja e tij e re Cindy, e cili i kërkoi atij që të hidhet drejt në det në pantallonat e dasmës së tij për të shpejtuar përpjekjen e shpëtimit.

Duke folur për Fox 10, ajo tha: “Një zonjë kishte ardhur tek ne dhe tha se djali është atje duke luftuar për jetë. Ai nuk mund të kthehet, ai ka një kohë të vështirë. Dhe ai shkoi për të filluar të heqë këmishën e tij dhe unë I thashë  'jo nuk keni kohë’”.

Adoleshenti ishte në vështirësi, pasi  u morr ngre rrymat e forta detare. Zac arriti ta shpëtojë adoleshentin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...