Harron se afër fytyrës kishte qiriun e ndezur, djaloshi fillon të ha tortën – flaka ia kaplon kokën - Bota Sot
Harron se afër fytyrës kishte qiriun e ndezur, djaloshi fillon të ha tortën – flaka ia kaplon kokën

Ndryshe

Harron se afër fytyrës kishte qiriun e ndezur, djaloshi fillon të ha tortën – flaka ia kaplon kokën

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:28
Pamje nga video

Ditëlindja do të duhej të ishte një nga ditët më të rëndësishme në jetën e njeriut, por nganjëherë ndodhin disa gjëra që mund të na e prishin festën e kësaj dite.

Kështu ndodhi me një djalë të vogël i cili nga gëzimi që prindërit i kishin përgatitur tortën e ditëlindjes, harron që afër fytyrës kishte qiriun e ndezur dhe kështu fillon të ha tortën.

Megjithatë, ky veprim i pamenduar mirë për pak sa nuk i kushtoi me jetë, kur flaka e qiriut përfshiu kokën e tij dhe flokët filluan t’i digjen. Për fat të mirë ishin prindërit që reaguan me kohë duke e larguar dhe fikur zjarrin në flokë, dhe gjithçka përfundoi pa ndonjë lëndim serioz.

Sidoqoftë, kjo do të duhej të shërbente si leksion që herët tjera të jenë më të kujdesshëm me djalin e tyre që nga gëzimi nuk mund të ndalej duke ngrënë tortën.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është bërë virale, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 7.1 persona dhe ka marrë mbi 23 mijë komente. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...