Kishte dhimbje koke, ajo që zbulon e shokoi plotësisht…

Ndryshe

Kishte dhimbje koke, ajo që zbulon e shokoi plotësisht…

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:02
Kate Stallard

Një grua në Britani zbuloi se i kishin mbetur vetëm dy ditë jetë pasi vuante nga leuçemia.

Ajo kishte menduar se po vuante nga stresi për shkak të divorcit, por ishte gabuar.

Kate Stallard, 32 vjeç, u divorcua nga i shoqi 18 muaj më parë.

Por ajo mendonte se lodhja dhe dhimbjet e kokës po i vinin si rezultat i ndarjes.

Gjithçka ndryshoi kur ajo humbi ndjenjat dhe u shtrua në spital.

Kate u diagnostikua me leuçemi akute promielositike dhe i thanë se kishte vetëm dy ditë jetë, nëse nuk niste kimioterapinë.

Gjendja e saj ishte kaq e rëndë, sa ajo nuk pati kohë as të ngrinte vezët, çka e ka lënë atë tashmë të paaftë për të bërë fëmijë.

Pasi kaloi tre raunde kimioterapie për gjashtë javë, ajo doli nga spitali.

Por shumë shpejt mësoi se kanceri ishte rikthyer në sistemin qendror nervor, duke e detyruar që të bënte edhe 17 javë kimioterapi.

Ajo tashmë thotë se është e lumtur që nuk ka më kancer, edhe pse shprehet se po e vuan faktin që nuk mund të bëjë fëmijë.

Nga ana tjetër, Kate ka nisur një fushat për të ndërgjegjësuar për të mos neglizhuar simptomat e leuçemisë ose ndryshe kancerit të rruazave të bardha të gjakut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat