Nis udhëtimin nëpër botë, përdhunohet dhe vritet në Kosta Rika

Ndryshe

Nis udhëtimin nëpër botë, përdhunohet dhe vritet në Kosta Rika

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:06
Maria Mathus Tenorio

Kishte vendosur që të kryente një udhëtim përreth botës, në mënyrë që të përhapte muzikën e saj. Ndalesa e parë e këngëtares dhe producentes muzikore, Maria Mathus Tenorio, ishte në Kosta Rika.

Por ëndrra e 25-vjeçares meksikane përfundoi shumë shpejtë në mënyrën më tragjike të mundshme, ajo u përdhunua dhe vra gjatë ndalesës së parë, ku u gjet e vdekur në një plazh. Për vrasjen e saj u arrestuan dy burra.

“Kam shumë kohë që dua të udhëtoj e vetme nëpër botë, sot nis udhëtimi im”, kishte shkruar Maria në Instagram, pak para nisjes.

Më pas ajo mbërriti në Kosta Rika, destinacioni i parë i saj, ku kishte publikuar dhe një fotografi, “Është momenti të përhumbem në natyrë. Ky vend, është vetë jeta”.

Lidhur me vdekjen e saj ministri për sigurinë Publike në Kosta Rika, deklaroi se Tenorio u gjet e vdekur në plazhin e El Carmen më 10 gusht, në zonën e përdorur gjerësisht nga serfistët, shkruan noa.al.

Mësohet se e ndjera dhe një vajzë angleze të cilën e kishte njohur në plazh, ishin bashkë në momentin që u sulmuan nga dy burra të cilët tentuan që ti grabisnin.

E reja angleze arriti që të largohet dhe të japë alarmin, ndërkohë që 25-vjeçarja meksikane u përdhunua dhe u vra, duke u hedhur në det.

Dy të dyshuarit për krimin u identifikuan dhe arrestuan nga policia, ata janë Esquivel Cerdas dhe Benavides Mendoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat