I arrestuari nga FBI performon “Kiki Challenge”

Ndryshe

I arrestuari nga FBI performon “Kiki Challenge”

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:22
40-vjeçari, Anton Mims

Një i dyshuar për vrasje të dyfishtë ka përfituar nga rasti për të performuar “Kiki Challenge” ndërkohë që po shoqërohej nga oficerët e FBI.

40-vjeçari, Anton Mims, rezultonte në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI që nga Qershori përpara se të arrestohej më 31 Korrik në College Park në Georgia, SHBA.

Ndërsa, Mims zbret nga avioni ai vë re kamerat televizive dhe nis të kërcejë, ndërsa formon një zemër me duart e tij.

Sidoqoftë ky veprim nuk u bën përshtypje agjentëve të FBI-së të cilët e shoqëruan me shpejtësi në makinë.

Mims është akuzuar për vrasjen e Cortez Miller, 22 vjeç dhe Michael Johnson, 29 vjeç, më 25 Mars në një shtëpi në Benton Harbor.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale, duke përfshirë edhe të famshëm si Will Smith, kanë postuar videot e tyre duke performuar një koreografi të quajtur “Kiki Challenge” me në sfond këngën “In my feelings” nga këngëtari Drake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat