‘Hipnotizohet’ nga ministri, gazetarja alivanoset gjatë transmetimit live - Bota Sot
‘Hipnotizohet’ nga ministri, gazetarja alivanoset gjatë transmetimit live

Ndryshe

‘Hipnotizohet’ nga ministri, gazetarja alivanoset gjatë transmetimit live

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 06:46
Pamje nga video

Daria Kozlova nga kanali ‘Russia 24’ është alivanosur gjatë transmetimit live, derisa po intervistonte një ministër gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Kremlin të Rusisë.

Pasi ta ketë pyetur Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturos nëse një kompani teknologjike ruse, do lejojë përdorimin e fluturakeve amerikane, gazetarja ka nisur të luhatet.

Sytë e saj shkuan në drejtime të kundërta dhe nisi të rrëzohej nga pas, andaj ministri ishte i shpejtë dhe e zuri para se të binte në dysheme. Mirëpo, kjo pjesë nuk është parë, pasi regjia e dërgoi sinjalin në studio.

Raportohet se asaj i kanë hedhur ujë dhe është këndellur, ndërsa e tëra ndodhi pas mungesës së ngrënies, lodhjes dhe nxehtësisë në sallë.

Mirëpo, kanë nisur spekulime se Manturos, që u emëru nga Vladimir Putini në atë pozitë më 2012, e ka hipnotizuar gazetaren.

“Nuk ka dyshim, se ministri e hipnotizoi. Aftësitë e tij janë të paparashikueshme dhe kjo nuk ishte alivanosje, por trullosje si pasojë e futjes në trans”, është komenti që mblodhi më së shumti pëlqime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat