Pushuesit shpëtojnë delfinin e plagosur

Ndryshe

Pushuesit shpëtojnë delfinin e plagosur

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:19
Disa persona në ujë, e morën delfinin në krahë, duke tentuar që të kontaktonin me kapitenerinë e portit, gjatë kësaj të shtune.

Pushuesit e një plazhi në lokalitetin e Alimini (Otranto), Itali ndihmuan një delfin të plagosur i cili po tentonte me shumë vështirësi që të dilte në breg.

Disa persona në ujë, e morën delfinin në krahë, duke tentuar që të kontaktonin me kapitenerinë e portit, gjatë kësaj të shtune.

Përfaqësuesit e kapitenerisë, tentuan që ta çojnë delfinin në thellësi dy herë me radhë, por të dyja herët u rikthye në breg.

Roja bregdetare, e mori dhe e transportoi në një vend më të sigurtë ku dhe u kurua.

Delfini i plagosur lehtë ishte i çorientuar, ndërkohë që pasi mori veten, u rikthye në det për herë të tretë.

Por kësaj here delfini nuk u rikthye më, duke vijuar notin në habitatin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat