Historia e snajperistit që u bë biznesmen i suksesshëm - Bota Sot
Historia e snajperistit që u bë biznesmen i suksesshëm

Ndryshe

Historia e snajperistit që u bë biznesmen i suksesshëm

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:48
Brandon Ëebb

Si snajperist dhe anëtar i njësisë elitare të ushtrisë amerikane Navy Seal, Brandon Ëebb, ka luftuar na Afganistan dhe Irak, shkruan Business Insider.

Ka trajnuar Chris Kyle, snajperistin të cilin e portretizon regjisori amerikan Clint Eastëood në filmin “American Sniper”.

Gjatë karrierës ushtarake, është përballur me rreziqe që civilët zor se mund t’ju mbijetojnë. Megjithatë, Ëebb, thotë se këto skena horrori të luftës nuk kanë qenë frika e tij më e madhe – ai i frikësohej më shumë mos suksesit dhe humbjes së familjes.

Dhe kështu ky ushtarak u shndërrua në shkrimtar dhe njëherazi autor i librit bestseller, shef i kompanisë që vlen miliona dollarë, sipërmarrës që miq të ngushtë ka astronautët, miliarderët dhe politikanët.

Para të gjitha këtyre, Ëebb kishte menduar të kryente vetëvrasje duke kërcyer nga ura. Pasi kishte braktisur ushtrinë, biznesi i parë i kishte dështuar dhe të gjitha paratë që i kishte kursyer i kishte humbur dhe si rezultat u shkatërrua edhe martesa, që më së shumti e kishte e goditur.

“Nuk kam qenë në terren për më shumë se pestë vite, gjatë atyre viteve fillova një biznes në të cilin investova paratë që i kishte kursyer gjatë gjithë jetës. Por gjithçka shkoi keq, më braktisi edhe gruaja e cila me vete i mori edhe tre fëmijë tanë”, ka deklaruar Ëebb.

“Dikush frikësohet nga lëndimet, vdekja, fluturimi apo rrëzimi, por asnjë nga këto mua nuk më kanë trembur. Tërë ditën mund t’ju flas për bomba dhe plumba, apo netët në burgjet irakiane. Por, ajo çfarë më ka ndodhur mua ka qenë shumë më e zezë”, ka shkruar Ëebb në librin e tij, megjithatë ai arriti të ngrihej në këmbë.

“Mbyllesha në dhomën e marrë me qira dhe mendoja në veçanti për martesën e dështuar, që asesi nuk mund të pajtohesha me këtë fakt. Për një kohë të gjatë kemi qenë bashkë, ajo gjithmonë më ka qëndruar pranë derisa isha në akademi duke u trajnuar për snajsperist, por dashuria jonë nuk i mbijetoi sfidave të shumta. Kam menduar disa herë të kërcej nga ura, por nuk arrija ta gjeja forcën që një gjë të tillë t’ua bëj këtë fëmijëve. Kështu një ditë fillova të kontaktoj gjithë miqtë dhe vendosa të kujdesem më shumë për veten dhe të gjej një punë të mirë. Gjeta një punë që paguhej mirë në një kompani konsulente që bashkëpunonte me ushtrinë. Fitova shuma të majme të parave, dhe kështu fillova t’i kthej borxhet. Për një kohë të shkurtër arrita të bëhem shef i një departamenti, ku pata rastin të takohem me njerëz të ri”, ka shtuar Ëebb.

Ai pranoi se me ish-gruan vazhduan të mbajnë kontakte dhe t’i rrisin fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme, që për të janë më të rëndësishmit në botë.

Ai filloi të merret edhe me start-up dhe pas disa viteve kompania e tij vlente 15 milionë dollarë, kurse sot shumë herë më shumë. Sipas tij e gjitha çfarë ka bërë ia ka vlejtur për faktin se është ballafaquar me frikën. Sot kohën e lirë e kalon me njerëz të profileve të ndryshme nga astronaut e deri te politikanët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat