Mamutët dhe kafshët e tjera të zhdukura do të ecin serish mbi tokë? - Bota Sot
Mamutët dhe kafshët e tjera të zhdukura do të ecin serish mbi tokë?

Ndryshe

Mamutët dhe kafshët e tjera të zhdukura do të ecin serish mbi tokë?

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 23:52
Mamutët

Rusia planifikon ndërtimin e një fabrike të madhe për klonim në vlerë prej 5.9 milionë dollarë, në të cilën do të sjellë përsëri në jetë e mamutin leshator dhe speciet tjera të zhdukura.

Daily Mail shkruan se planet për qendrën e re të kërkimit në Yakutsk do të publikohen muajin e ardhshëm nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një forumi të madh për investime, transmeton KosovaPress.

Përveç mamutëve leshtorë, gjenetikët rusë kanë njoftuar gjithashtu një studim të ADN së llojeve të tjera të zhdukura, duke përfshirë edhe rinoçerontin leshator, i  zhdukur para rreth 10.000 vjetësh, luanët e shpellave dhe disa specie të kuajve të zhdukur.

Laboratori për klonim në Yakutsk, do të përfaqësojë zgjerimin e hulumtimit aktual rus duke punuar së bashku me një ekip shkencëtarësh në Korenë e Jugut për të ringjallur mamutët. Yakutsk, kryeqyteti i Yakutia, është plot me mbetje të kafshëve të ngrira.

Në këtë rajon u gjetën 80 për qind e të gjitha mostrave ruse nga Pleistoceni dhe Holoceni me inde të ruajtura. ADN-ja e kafshëve të lashta mund të ruhet në tokën e ngrirë, të njohur si permafrost, dhjetëra-mijëra vjet.

Shkencëtarët shpresojnë se nxjerrja e ADN-së do të ketë një njohuri dhe kuptim më të mirë të biologjisë së kafshëve të lashta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...