Dënimi për përshëndetjen e Hitlerit - 40 euro

Ndryshe

Dënimi për përshëndetjen e Hitlerit - 40 euro

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:04
Foto

Një qytetar i Kroacisë që vitin e kaluar që në një tubim në qendër të Zagrebit përshëndeti në mënyrë naziste, është dënuar nga një gjykatë kroate me vetëm 300 kuna, ose rreth 40 euro.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se ngritja e dorës së djathtë ishte përshëndetje zyrtare gjatë kohës së regjimit totalitar të Shtetit të Pavarur të Kroacisë.

Kohë më parë një gjykatë në Austri ka dënuar një kroat për të njëjtin veprim me 15 muaj burg me kusht.

Vendimin e mori gjykata për kundërvajtje në Zagreb, ndërsa këtë shumë simbolike  do ta paguajë Branko Kolediq (55), i cili gjatë një tubimi vitin e kaluar në këtë mënyrë përshëndeti të pranishmit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat