Fakte interesante për kuajt - Bota Sot
Fakte interesante për kuajt

Ndryshe

Fakte interesante për kuajt

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 06:59
Ilustrim

Kuajt janë ndër kafshët më të dashura për njerëzit. Besnikëria ndaj pronarit, bukuria e shumë elemente tjera që i karakterizojnë ata i bëjnë të veçantë.

Mirëpo, kuajt kanë edhe disa gjëra interesante që i dallojnë nga kafshët tjera.

Këtu mund t’i gjeni disa fakte interesante për ta:

Kuajt mund të flejnë edhe të shtrirë edhe duke qëndruar në këmbë.
Ata mund të vrapojnë shumë pak kohë pasi të kenë lindur.
Kuajt shtëpiakë jetojnë mesatarisht 25 vjet.
Një kali i quajtur “Billy i vjetër”, në shekullin 19, jetoi 62 vjet.
Kuajt kanë 205 eshtra në skeletin e tyre.
Ata janë zbutur për kafshë shtëpiake para 5000 vjetësh.
Kuajt janë bimëngrënës.
Sytë e kuajve janë më të mëdhenj se të çdo gjitari.
Sytë e tyre shohin rreth 360 shkallë në të njejtën kohë.
Shpejtësia mesatare e vrapimit të tyre është 44 kilometra në orë.
Shpejtësia më e madhe e arritur nga një vrapim i një kali ka arritur 88 kilometra në orë.
Në tërë botën jetojnë rreth 60 milionë kuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera