Në Kajro gjendet një ndërtim i lashtë romak

Ndryshe

Në Kajro gjendet një ndërtim i lashtë romak

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:56
Në Kajro gjendet një ndërtim i lashtë romak

Arkeologët në Egjipt gjetën një ndërtim të madh antik në Egjipt, në qytetin e Mita Rahinit, 20 kilometra në jug të Kajros.

Ministria e Antikave tha se arkeologët kanë gjetur një ndërtesë të paprekur që përfshin një banjë të madhe romake dhe një dhomë për ritualet fetare.

Mostafa Vaziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Antikitete, tha se ndërtesa me siguri është pjesë e bllokut të banimit në atë zonë, ku dikur ishte kryeqyteti i Egjiptit të lashtë - Memfis.

Egjipti shpreson se zbulimi i këtij lloji do të stimulojë turizmin, duke përfshirë antikitetet, të cilat janë tronditur nga zhvillimet në vend që nga viti 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat