Nusja-fëmijë shitet 20 euro tek një plak - Bota Sot
Nusja-fëmijë shitet 20 euro tek një plak

Ndryshe

Nusja-fëmijë shitet 20 euro tek një plak

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:32
Nusja-fëmijë

“Isha një vajzë e lumtur deri ditën kur më thanë se do më çonin tek shtëpia e burrit tim të ardhshëm. Iu thashë prindërve se më mirë të vdisja se sa të martohesha me një plak”.

Nis kështu rrëfimi i Dorothy, një nuse-fëmijë. Në fshatin e saj, më Obidi në juglindje të Nigerisë, vajzat shiten si nuse në këmbim të parave. Familjet i detyrojnë vajzat mbi 4 apo 5 vjeçe që të martohen me burra shumë më të mëdhenj. I quajnë “nuse për para” dhe martesa shërben për të paguar një borxh. Në raste të tjera të miturat shiten për shuma të vogla parash, si të ishin kafshë.

“Një ditë erdhi të më takonte një halla ime, duke më premtuar se do më largonte nga ai njeri. Nuk ishte e vërtetë, pasi kur u arratisa, më kapën dhe më dorëzuan sërish tek ai. Të nesërmen erdhën disa gra në fshat për të më ndëshkuar. Kur tentova të ngrihem pashë Philips, plaku që donin të bëhej im shoq. Në atë moment gratë më mbanin dhe më shtrinë në tokë. Aty ai më përdhunoi”, tregon Dorothy.

Ajo shton se pak javë më vonë nisi të kishte nisur të ndjente të përziera dhe pak më vonë zbuloi se ishte shtatzënë. Më tej u bë me pesë fëmijë me të, të cilët janë të kequshqyer dhe gruaja duhet të kujdeset e vetme, pasi i shoqi është shumë i moshuar.

Vajzat e mitura shiten për minimumi 10.000 naira nigeriane, ose rreth 20 euro. Në çmim mund të përfshihen edhe dhi apo derra të cilat jepen bashkë me to.

Familjet pasi i shesin i lajmërojnë që të mos arratisen për asnjë arsye nga burrat e tyre.

Në martesat për para, siç ndodhin në fisin Becheve, të miturat u përkasin burrave që i blejnë. Ndërkohë nëse burri vdes, e mitura “trashëgohet” nga të afërmit e tij. Por tradita është edhe më mizore se kaq! Në rast se nusja-fëmijë vdes pa sjellë në jetë një fëmijë, prindërve iu kërkohet një vajzë tjetër për të zëvendësuar.

Richard Akonam është një misionar i krishterë i angazhuar në shpëtimin e nuseve-fëmijë, ku së bashku me vullnetarë të tjerë të Faith House Missions, kanë dhjetëra të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...