Restorantet në Angli, bakshishet për stafin me ligj!

Ndryshe

Restorantet në Angli, bakshishet për stafin me ligj!

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:40
Ilustrim

Restoranteve në Angli do t’iu ndalohet me ligj mbajtja e bakshisheve të siguruara prej stafit.

Rrjete të njohura atje, si “Prezzo”, “Strada” dhe “Zizzi” do të detyrohen t’ua kalojnë punonjësve të gjithë çfarë përfitohet në këtë mënyrë.

Masa vjen si pasojë e indinjatës publike, që solli praktika e disa restoranteve të famshme në vend për t’ua kaluar bakshishet pronarëve, e jo stafit.

Partia Laburiste në opozitë reagoi duke thënë se, me këtë lëvizje konservatorët në pushtet thjesht kopjuan një tjetër politikë të saj, të njoftuar në muajin qershor.

Kreu i kësaj force politike, Jeremy Corbyn ishte shprehur se një qeveri laburiste do të nxirrte ligje, përmes të cilave të sigurohej se punëtorët do t’i mbanin 100% bakshishet e tyre, duke i dhënë fund fenomenit shqetësues.

Theresa May sqaroi se legjislacioni “i ashpër”, që do të zbatohet në Angli, Skoci dhe Uells, është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’iu dhënë fund praktikave shfrytëzuese të punësimit.

Tre vite më parë, qeveria britanike zbuloi pas një konsultimi se, klientët e restoranteve mbështesnin në mënyrë masive mbajtjen e bakshisheve nga stafi dhe jo nga pronarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat