Rrëfimi rrëqethës i nënës «Ja si u dogj vajza nga kimikatet e topave ngjyrues që i hodha në govatë»

Ndryshe

Rrëfimi rrëqethës i nënës «Ja si u dogj vajza nga kimikatet e topave ngjyrues që i hodha në govatë»

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 06:33
Ilustrim

Topat ngjyryes, flluska banjo, bathbombs…mund t’i quani si të doni, vetëm kur i përdorni këto të fundit kini kujdes ! Jennifer Renee, nëna e një vajze të vogël ka publikuar një status në rrjetin social facebook, i cili është bërë viral dhe është shpërndarë mijëra herë.

Qëllimi i saj ka qenë i thjeshtë: të paralajmërojë prindërit e tjerë rreth këtij produkti që shtohet në vaskën me ujë për të ngjyrosur këtë të fundit e për të krijuar flluska.

Fëmijët argëtohen e bëjnë banjë me qejf , por pasi të shihni fotot e kësaj vogëlusheje, nuk do provonit më të shtonit asgjë tjetër në vaskën apo govatën ku lahet fëmija juaj. 

“Brenda 30 sekonda pasi hodha topin në ujë,  trupi i vajzës sime u shndërruar në të kuq dhe iu shfaqën flluska. Pa kaluar një minutë, kimikatet e këtij produkti dogjën lëkurën e vajzës sime” 

Nëna pohon se kishte çuat vajzën tek dermatologu dhe nga vizita rezultoi se nuk ishte thjesht një reaksion siç kishte menduar, por një djegie e mirëfilltë kimikate! “E mora mësimin, prej kësaj dite, asnjë produkt me kimikate. Sa më pranë natyrales, aq më mirë” shkruan nëna e re në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat