Varri i 10 vjeçarit “vampir”, tërheq arkeologët nga e gjithë bota

Ndryshe

Varri i 10 vjeçarit “vampir”, tërheq arkeologët nga e gjithë bota

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:42
Arkeologët zbuluan një varrezë antike për fëmijët e ndarë nga jeta në moshë të mitur, ose të lindur të vdekur

Një fëmijë 10 vjeç, i varrosur në një mënyrë të pazakontë, ndoshta sepse konsiderohej vampir, u zbulua në një zonë të Umbria, në Itali.

Një rast që ka tërhequr arkeologët e gjithë botës, të cilët mbërritën në zonë për të studiuar mbetjet e disa trupave, gjatë gërmimeve në një varrezë antike.

Pranë Lugnano në, Teverina (Terni), arkeologët zbuluan një varrezë antike për fëmijët e ndarë nga jeta në moshë të mitur, ose të lindur të vdekur.

Të përfshirë në këtë rast janë dy ekipe arkeologësh italianë dhe amerikanë, të cilët mbetën pa fjalë nga “fëmija vampir”.

Eshtrat i përkasin një fëmije 10 vjeç, gjinia e të cilit nuk është përcaktuar ende.

Ajo që befason është guri, i cili ishte vendosur në gojën e fëmijës gjatë varrosjes, që sipas arkeologëve bëhet fjalë për një procedurë të përdorur në antikitet për vampirët, në mënyrë që të pengohej i vdekuri që të rikthehej në jetë dhe të prekte persona të tjerë me sëmundjen, nga e cila kishte gjetur vdekjen.

David Soren, arkeologu amerikan që drejtoi punimet e gërmimeve deklaroi se, “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Këtu gjithçka është anormale, e çuditshme dhe e pashpjegueshme”.

Megjithatë ai shton se ka konfirmime historike që fëmija mund të ketë vdekur nga malarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat