Është mrekulli që ky peshkaqen është ende gjallë dhe një mesazh për botën

Ndryshe

Është mrekulli që ky peshkaqen është ende gjallë dhe një mesazh për botën

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:10
Peshkaqeni

Duke udhëtuar nëpër ujërat e qarta të Detit të Kuq, është mrekulli që ky peshkaqen madhështor është ende gjallë.

Pjesa e një materiali plastik të verdhi, ka vite që është "ngujuar" rreth trupit të bardhë dhe tani është ngulur thellë në mish.

Teksa peshkaqeni rritet, plastika shtrëngon edhe më shumë trupin e tij duke i shkaktuar plagë të tmerrshme.

Pamja tronditëse u kap në fillim të këtij muaji nga fotografi nënujor Jacek Dybowski pranë ishujve vëllezër jashtë bregut egjiptian. Rasti ilustron në mënyrë të përkryer rrezikun nga plastika për jetën detare rreth botës.

Sipas Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, nëse vazhdojnë normat e tanishme të ndotjes, do të ketë më shumë mbetje plastike në det se sa peshq deri në vitin 2050.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat