Zbulime tronditëse në Pompei: Duhet t’i ndryshojmë librat

Ndryshe

Zbulime tronditëse në Pompei: Duhet t’i ndryshojmë librat

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:23
Foto

Një tjetër në një seri zbulimesh të reja në Pompei mund të ndryshojë një numër librash për këtë lokacion.

Arkeologët kanë gjetur gjashtë skelete të reja të grave dhe fëmijëve që kërkuan strehim në një dhomë të vogël. Megjithatë, duket se ato janë të shtypura kur kulmi ka rënë ose është djegur. Në faqen zyrtare të vendit arkeologjik thuhet se grabitësit e varreve, kur pas shpërthimit kërkonin thesar, ua ndryshuan trupave pozicionet e tyre, 

Shtëpia që ata gjetën ishte e lidhur me zbulimet e mëparshme javën e kaluar - nga muret e bukura deri te mbishkrimet që mund të dëshmojë se kur shpërthimi vullkanik ndodhi me të vërtetë.

Sipas informacioneve të tanishme, shpërthimi fatal i vullkanit Vezuv ndodhi më 24 gusht 79, siç shkroi Plini i Riu në letrën e tij dërguar Tacitit. Në letër ai përshkroi një katastrofë në të cilën vdiq xhaxhai i tij Plini i Vjetri, dhe ai dëshmoi gjithçka ndërsa po largohej me anije. Shkencëtarët e konsideruan këtë letër të rëndësishme për të përcaktuar datën e saktë të shpërthimit.

Megjithatë, arkeologët kanë gjetur një mbishkrim në shtëpi që mund të tregojnë se shpërthimi ndodhi në të vërtetë dy muaj më vonë - më 24 tetor.

Shtëpia në të cilën gjetën mbishkrimin, në kohën e shpërthimit, u rinovua dhe ajo që ishte shkruar mbase ishte e mbuluar me llaç.

Shkencëtarët pohojnë se kanë gjetur fruta të shumta të shndërruara në gëlqere, të cilat janë më shumë karakteristike për vjeshtë sesa verë - arra, fiq dhe shega. Ata gjithashtu theksojnë se rrobat e viktimave gjithashtu treguan se ishte një sezon vjeshtor.

“Duket se duhet të rregullojmë datat në të gjitha librat e Pompeit”, tha Masimo Osana, drejtor i gërmimeve arkeologjike në Pompei për Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat