Dy vajza rrihen në mes të rrugës

Ndryshe

Dy vajza rrihen në mes të rrugës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:57
Pamje nga video

Rrallë e për mall. Kështu mund të përshkruhet zënka e ashpër mes dy vajzave fqinje në mes të rrugës.

Zënka mes dy të rejave, njëra prej të cilave ende nxënëse, është regjistruar sekondë pas sekonde nga disa dëshmitarë okularë në Antalja të Turqisë. Fillimisht ato u zunë me fjalë për arsye ende të paditura, ndërsa më pas filluan të goditeshin me grushte dhe shpulla.

Vajza me iniciale B.?. e kapi nga flokët H.Y., dhe e rrëzoi përtokë. Në mes u futën disa shoqe, por pa rezultat.  Pasi i shtyu edhe ato B.? kapi nga flokët H.Y. dhe ia përplasi kokën disa herë për asfalt. Pas ngjarjes që zgjati rreth 1 minutë, B.?. u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa vajza tjetër mezi lëvizte e shtrirë.

Pasi u dërgua me shpejtësi në spital, ku edhe mori mjekimin e nevojshëm, H.Y. sëbashku me të atin paditën në polici dhunuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat