Burri fillon të lotojë gjak, mjekët zbulojnë arsyen e rastit të rrallë - Bota Sot
Burri fillon të lotojë gjak, mjekët zbulojnë arsyen e rastit të rrallë

Ndryshe

Burri fillon të lotojë gjak, mjekët zbulojnë arsyen e rastit të rrallë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Ilustrim

Një 52-vjeçar në Messina, Siçili është paraqitur në urgjencën e spitalit më sy të gjakosur, dhe kjo jo si pasojë e ndonjë plagosje, por pasi ai po lotonte gjak.

Në momentin që ka shkuar në spital, gjaku i ka pushuar, por kur kan ardhur doktorët për ta kontrolluar ka filluar sërish.

Ai u ka thënë mjekëve se nuk ndjente dhimbje, dhe se gjaku i kishte filluar papritur.

Mjekët zbuluan se njeriu kishte tumore jo kanceroze nën qepallat e tij dhe se po vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur haemolacria.

Këto tumore janë bërë nga qelizat e enëve të gjakut, të cilat shpesh shihen në lëkurën e fëmijëve dhe nganjëherë njihen si ‘luleshtrydhe’.

Ai deklaroi se njeriu nuk mund të shpjegonte se pse po ndodhte pasi ai nuk kishte dëmtuar as sytë, as hundën, as ndonjë pjesë tjetër të kokës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat