Maskoi të bijën si shitëse plazhi, kritikohet për racizëm dhe përbuzje

Ndryshe

Maskoi të bijën si shitëse plazhi, kritikohet për racizëm dhe përbuzje

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:53
Siena

Claire Flynn nga Skocia, e ka maskuar të bijën Siena për Halloween, sikur të ishte ndonjë shitëse me ngjyrë, që zakonisht shihet nëpër plazhe.

Fakti që e ka lyer trevjeçaren që të duket sikur të jetë me ngjyrë, është bërë shënjestër për kritika.

Atë e quajtën raciste, si dhe e konsideruan si përbuzëse ndaj fëmijëve të varfër, që detyrohen të shesin gjësende nëpër plazhe.

“Keq që fëmija nuk po e di çfarë po ndodhë, teksa një nënë raciste e lyen fëmijën që të tallet me të varfrit që duan të fitojnë duke shitur”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Para se të kërkonte falje për ndonjë keqkuptim të mundshëm, Flynn ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë askënd, ndërsa kërkoi nga disa që të përmbahen në kritikat ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat