15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës nga shoku i klasës

Ndryshe

15-vjeçari ekzekutohet me çifte në mes të rrugës nga shoku i klasës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:58
Pamje nga video

Një video tronditëse me një incident tepër të dhunshëm marrë nga kamerat e sigurisë në një rrugë të Stambollit është publikuar në gazetën "Hürriyet".

Pamjet në video tregojnë një 15-vjeçar që është duke ecur në rrugë me tre bashkëmoshatarë të tij, kur qëllohet me çifte nga mbrapa nga një distancë e vogël.

Teksa djemtë e tjerë vrapojnë dhe ikin, nxënësi i plagosur mbetet i shtrirë në tokë. Autori i plagosjes, shok klase me 15 vjeçarin, i afrohet afër me çifte dhe krejt gjakftohtë e qëllon sërish në kokë.

Ndërsa policia nisi një hetim për incidentin, dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se dëgjuan tre të shtëna.

Aktori, i cili u arrestua, i tha policisë se e kishte vrarë shokun e tij të klasës pas një debati dy ditë më parë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat