Femra me flokët më të gjatë në botë - Bota Sot
Femra me flokët më të gjatë në botë

Ndryshe

Femra me flokët më të gjatë në botë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:41
Femra me flokët më të gjatë

Odeta Autukaite (26) nga Lituania fitoi konkursin vjetor "Flokët më të gjata në botë", duke mposhtur 184 rivale.

Flokët e saj 156 centimetra janë më të gjata se një shkop golfi dhe mund të rrethojnë rrotën e makinës, njoftoi agjencia Reuters.

“Nuk e prisja fare fitoren, sepse nuk kam matur flokët për një kohë të gjatë”, tha fituesja.

Konkursi në qytetin e dytë më të madh lituanez Kaunas, mblodhi gra të të gjitha moshave dhe konkurrenti më i vjetër është 80-vjeç.

Odeta është ende larg nga rekordi i mëparshëm absolut i këtij konkursi, i vendosur në vitin 2013, kur fituesi kishte një gjatësi flokësh prej 245 centimetrash.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera