Një çift të moshuarish janë arrestuar pasi akuzohen se varrosën për së gjalli nusen e tyre dhe më pas e fshehën trupin e saj në mënyrë që djali i tyre të merrte kujdestarinë e fëmijëve.
Trupi i 41-vjeçares Marcia Martins Miranda u gjet në një banesë të braktisur në Rio Pequeno, në qytetin e Sao Paulo.
Shtëpia ku u gjet trupi, sipas mediave lokale ishte marrë me qira nga vjehrrit e saj, Fernando Antonio Martins de Oliveira, 62 vjeç dhe Maria Izilda Pereira Miranda, 60 vjeçe.
Miranda, e cila punonte për shërbimet sociale, kishte më shumë se 1 muaj që rezultonte e zhdukur.
Hetuesit besojnë se të dyshuarit e ftuan 41-vjeçaren tek shtëpia me qira për të biseduar, pasi i kishin thënë se donin të hapnin një llogari bankare për fëmijët.
Ata e bindën nusen që të shkonte tek shtëpia e tyre, e një moment që arriti atje e goditën pas koke dhe e varrosën ndërkohë që ishte ende gjallë.
Hetuesit thanë se vjehrrit e kishin menduar mirë krimin dhe kishin hapur një gropë të thellë, të cilën e mbyllën më pas me beton.
Ata vendosën që ta vrisnin 41-vjeçaren pasi kjo e fundit u kishte thënë se do ndahej nga bashkëshorti dhe do të merrte fëmijët, një djalë 4 vjeç dhe vajzën 9 muajshe.
Sipas Mirror, të arrestuarit i kanë mohuar akuzat. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.