Misionari katolik vritet me shigjeta nga fisi i prapambetur, ata nuk mund të ndiqen penalisht

Ndryshe

Misionari katolik vritet me shigjeta nga fisi i prapambetur, ata nuk mund të ndiqen penalisht

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Misionari katolik vritet me shigjeta nga fisi i prapambetur, ata nuk mund të ndiqen penalisht

Një misionar katolik është vrarë me shigjeta nga anëtarët e një fisi të prapambetur njerëzisht në një ishull indian. Ai kishte shkuar në ishull me qëllim që t’i konvertojë ata në fenë katolike. Ai i kishte paguar disa peshkatarë lokalë që ta dërgojnë në ishullin “Sentinel”, i cili është një ndër vendet më të izoluara në botë.

Ai u dërgua në ishull me varkë, ndërsa vazhdoi i vetëm në ishull. Në këtë ishull fisi jeton i shkëputur tërësisht nga bota e jashtme. Sapo shkeli në tokën e ishullit, ai u gjend nën breshërinë e shigjetave, por kishte vazhduar të ecte. Më vonë, anëtarët e fisit e kishin zënë dhe e kishin tërhequr zvarrë me një litar të lidhur rreth qafës.

Ndonëse e kanë kryer një krim, fisi nuk mund të ndiqet penalisht sepse kontakti me ta është i ndaluar. Policia indiane tha se rasti i vrasjes është regjistruar dhe se janë arrestuar shtatë persona në lidhje me këtë vrasje. Ndonëse emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar, besohet se të arrestuar janë peshkatarët që e dërguan viktimën në ishull.

Policia tha se viktima kishte dëshirë të madhe për t’u takuar me anëtarët e fisit. Ai kishte udhëtuar edhe më herët në disa ishuj tjerë me qëllimin e njëjtë. Trupi i tij është parë nga peshkatarët por ende nuk është dorëzuar te familjarët, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat