I arrestuari "rrëmben" 300 mijë komente në Facebook për "detajin" e pazakontë - Bota Sot
I arrestuari "rrëmben" 300 mijë komente në Facebook për "detajin" e pazakontë

Ndryshe

I arrestuari "rrëmben" 300 mijë komente në Facebook për "detajin" e pazakontë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Charles Dion McDowell

Një i dënuar, fotoja e të cilit u bë viral për shkak të qafës së tij jashtëzakonisht të madhe, është kthyer prapa hekurave vetëm një javë pasi u ndal nga policia.

Javën e kaluar, Charles Dion McDowell u arrestua nga Zyra e Sheriffit të Qarkut Escambia në Florida për posedim të marihuanës, metadonit dhe kokainës.

Publikimi i fotos së tij në faqen e Facebook, kapi vëmendjen e pothuajse 300 mijë njerëzve, të cilët konkurruan për të bërë shakatë më të hidhura për qafën e tij.

Qafa e tij e pazakontë frymëzoi meme të panumërta dhe shaka nëpër mediat sociale.

Vetëm disa ditë pas lirimit të tij, McDowell u kap përsëri, këtë herë në Alabama, në përpjekje për të shmangur policinë, posedimin e marihuanës, drejtim mjeti pa patentë, lëvizje të pakujdesshme dhe përdorim jo korrekt të korsive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera