Shokohet kjo grua, merr faturën për rrymë prej 284 miliardë dollarësh

Ndryshe

Shokohet kjo grua, merr faturën për rrymë prej 284 miliardë dollarësh

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një grua nga shteti federal amerikan Pensilvania kishte verifikuar llogarinë e saj për rrymë në fillim të këtij muaji dhe kishte parë një shumë të madhe borxhi prej 284 miliardë dollarëve.

Mary Horomanski kishte pyetur nëse kompania energjetike Penelec kishte shtrenjtuar rrymën, pasi për muajin nëntor i kishte ardhur fatura me një shumë të pabesueshme prej 284 miliardë dollarë.

Horomanski kontaktoi gazetën Erie Times-News dhe i lajmëroi për llogarinë shokuese.

“Gati më dolën sytë kur pashë faturën e rrymës”, ka thënë gruaja e shqetësuar.

Zëdhënësi i Penelec, Mark Durbin, deklaroi se decimalet janë vendosur me siguri në vend të gabuar, transmeton KosovaPress.

“Nuk më kujtohet që Penelec ndonjëherë të ketë pasur ndonjë llogari në miliarda dollarë”, tha ai.

Durbin tha se kompania çmon vullnetin dhe dëshirën e klientëve që t’i informojnë lidhur me gabimet.

Fatura e saktë që duhej dërguar ishte 284.46 dollarë, gjë e cila është përmirësuar më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat