Urimi i Bekim Jasharit për 28 Nëntor - Bota Sot
Urimi i Bekim Jasharit për 28 Nëntor

Kosova

Urimi i Bekim Jasharit për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:39
Bekim Jashari

Edhe në Skënderaj sot janë mbajtur një varg aktivitetesh për nder të 28 Nëntorit ditës së Flamurit.

Kryetari i kësaj komunë me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kësaj ane si dhe është mbajtur një seancë solemne.

Urimi i Jasharit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt, Të dashur vëllezër e motra shqiptare,

28 Nëntorin – Dita e Flamurit , datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetin e Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, delegacionet e Komunave Skenderaj dhe Drenas, pjesëstarët e Policisë së Kosovës, të gjithë së bashku me 28 plisa dhe 11 shami të kuqe, kemi filluar ta festojmë me homazhe para Shtatores së kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari në qytetin tonë, për të vazhduar me homazhe edhe te varret në Kompleksin Memorial në Prekaz, si dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Në kuadër të shënimit të këtyre datave të rëndësishme, Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur një seancë solemne, ku në fjalimin tim para anëtarëve të Kuvendit dhe mysafirëve të shumtë, ndër tjera theksova se 28 nëntori është data që sublimon shekujt e historisë sonë kombëtare.

Është data që sublimon ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e mëdha të të gjithë brezave për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. 28 nëntori është ditë e nderimit dhe e zotimit.

Është ditë e nderimit, ditë e përkuljes para kujtimit të të gjithë atyre burrave e grave të kombit tonë, të cilët, në kohë e rrethana të ndryshme, derdhën mundin dhe gjakun, dijen dhe pasurinë e tyre, që edhe ne të jemi të lirë në tokën tonë, sikurse të gjithë popujt e tjerë të botës.

Ne sot ndihemi të lumtur dhe krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve dhe heroinave. Ne sot ndihemi krenarë se idealet e tyre janë bërë realitet dhe në çdo cep të atdheut tonë, sot valon i lirë dhe krenarë flamuri kuqi e zi, me shqiponjën dykrenare.

Dhe ne sot, në këtë ditë të madhe, të gjithë së bashku, kudo që jemi, jetojmë e punojmë, na bashkon një zotim, zotimi për ta ruajtur të pacenuar lirinë tonë, atdheun tonë, zotimi për ta zhvilluar shtetin tonë, për ta bërë më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.

Ky është amaneti i dëshmorëve të rënë për liri dhe ky amanet është motivi ma i madh i mendjeve dhe zemrave tona.

Urime 28 nëntori, gjithë shqiptarëve ku do që janë!

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...