Sulm seksual në pikë të ditës: Një burrë ia prek të pasmet modeles së "Playboy" teksa po lante rrobat

Ndryshe

Sulm seksual në pikë të ditës: Një burrë ia prek të pasmet modeles së "Playboy" teksa po lante rrobat

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Pamje e shkeputur nga video

Duhet të ketë qenë një pushim familjar i qetë, por shpejt u shndërrua në një makth. Hayley Bray, një modele “Playboy”, ishte në një hotel në Kaliforni me burrin e saj dhe vajzën trevjeçare kur ajo u ngacmua seksualisht.

28-vjeçarja, e cila u zgjua herët, vendosi të kujdeset për rrobat duke shkuar në dhomën e lavanderisë që ndodhej në dhomën e saj. 

Modelja ishte në heshtje duke rregulluar rrobat në makinë larëse kur një burrë hyri në dhomë dhe e prekur në pjesën e të pasmeve. 

Gruaja menjëherë u mbrojt duke e goditur dorën e sulmuesit dhe duke u larguar prej tij.

Hayley Bray pastaj i tha policisë se ajo filloi të bërtiste aq shumë sa që ai i fundit u largua. Pas goditjes, modelja nxitoi të shkojë në recepsionin e hotelit, duke treguar se çfarë kishte ndodhur.

Operatori ka parë menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë së dhomës dhe me modele ka njoftuar autoritetet. Departamenti i Policisë ka hapur një hetim dhe po kërkon njeriun që është shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat