Harxhon 3 mijë paund për pemën e Krishtlindjes

Ndryshe

Harxhon 3 mijë paund për pemën e Krishtlindjes

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Në çdo dhomë të shtëpisë së saj, ka nga një pemë.

Një grua ka shpenzuar plot 3 mijë Paund për zbukurimet e pemës së Krishtlindjes. Joanne Buckley 38 vjeç nga Britania e Madhe, ka zbukuruar katër pemë Krishtlindjesh, duke i dekoruar me të gjitha stolitë.

Në çdo dhomë të shtëpisë së saj, ka nga një pemë. Vetëm një pemë krishtlindjesh kushton 800 Paund. Gruaja tregon se ajo çdo vit shpenzon gjithnjë e më shumë për zbukurimet e fundvitit. 38-vjeçarja thotë se është e fiksuar pas atmosferës festive. Zbukurimet nuk janë vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë banesës ku ka vendosur drita dhe qirinj.

Bashkëshorti Andrew 48 vjeç dhe djali 11-vjeçar Joseph, shprehen se i pëlqejnë zbukurimet në shtëpinë e tyre. Megjithatë, Krishtlindja nuk është e vetmja festë që Joanne angazhohet për të krijuar një atmosferë elektrizuese. Edhe për Halloween, 38-vjeçarja kishte shpenzuar jo pak për t’iu përshtatur festës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat