Intervenon policia: Cjapi me dy dhi voziten në metronë e Parisit

Ndryshe

Intervenon policia: Cjapi me dy dhi voziten në metronë e Parisit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 22:48
Pamje nga videoja

Cjapi dhe dy dhi, pa dëshirën e tyre, ishin gjetur në metro, pasi më herët para muzeut të Luvrit i kishte vjedhur një i pastrehë.

Kafshët ishin pjesë e projektit të autoriteteve të qytetit të Parisit që të qëndrojnë në barin para muzeut.

Pjesëtarët e sigurimit të metrosë u munduan shumë derisa nxorën nga treni kafshët, kështu që në fund u detyruan të ftonin në ndihmë edhe njësitë policore me pajisje speciale.

Udhëtarët xhiruan ngjarjen dhe e vendosën në rrjetet sociale, duke shkaktuar një mal komentesh me ankesa për shkak të vonesave të trenit prej gati një ore, transmetojnë mediat franceze. <iframe width="768" height="432" src="https://www.youtube.com/embed/mLTmTqcwJJc" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen></iframe>

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat