Mrekulli apo fatkeqësi? Defekti teknik mbush rrugën me çokollatë

Ndryshe

Mrekulli apo fatkeqësi? Defekti teknik mbush rrugën me çokollatë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 21:50
Defekti teknik mbush rrugën me çokollatë

Një rrugë në një qytet të Gjermanisë u "shtrua" me çokollatë, e cila u derdh nga një fabrikë dhe u ngurtësua menjëherë prej trotuarit të ftohtë.

Gazeta gjermane njoftoi se "defekti i vogël teknik" që përfshinte një rezervuar shkaktoi derdhjen e ëmbël nga fabrika e çokollatës DreiMeister në Ëestoennen.

Banorët e qytetit Westonenn mbetën të habitur kur panë rrugën e mbushur me shtresë të ëmbël.

Rreth 25 zjarrfikës morën detyrën ta shtynin shtresën me lopata dhe duke përdorur ujë të nxehtë dhe pishtarë .

Shefi i kompanisë Markus Luckey tha se fabrika do të fillojë sërish punën të mërkurën. Ai shtoi se nëse derdhja do të ndodhte më pranë Krishtlindjeve, "kjo do të ishte një katastrofë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat