Nusja me babanë e saj befasuan dasmorët me vallëzim të pazakontë

Ndryshe

Nusja me babanë e saj befasuan dasmorët me vallëzim të pazakontë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:06
Pamje nga video

Chrissy Mitchell nga Shtetet e Bashkuara, deshi të bënte diçka ndryshe prej vallëzimeve tradicionale në dasma, andaj përgatiti një rutinë me babanë e saj Tim Lesaj.

Sapo ka bërë betimin para partnerit, nusja me të atin dolën në pistë dhe nisën vallëzimin e pazakontë, derisa ishin me rollera.

Dasmorët mbetën të befasuar, kur 51-vjeçari tregonte lëvizje mjaft të shkathëta, ndërsa ndjekte ritmin bashkë me të bijën.

“Gjithmonë kam dashur të vallëzojë me rrollera, por burri im nuk di si shkon. Andaj e ftova partnerin tim më të mirë”,  ka thënë Mitschell.

Në fakt, ata shkojë në bashku në klub dhe rrëshqasin së bashku, që kur ajo i kishte 15 vjet dhe për po aq vite të tjera, e vazhdojnë këtë lojë të këndshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat