Udhëtarët në shok: Aeroplani kthehet pas - kishin harruar zemrën për transplantim

Ndryshe

Udhëtarët në shok: Aeroplani kthehet pas - kishin harruar zemrën për transplantim

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një aeroplan i kompanisë Southwest në linjën Seattle-Dallas u detyra të kthehej pasi ekuipazhi zbuloi se kishin harruar të marrin zemrën për transplantim.

Southwest Airlines njoftoi se zemra për transplantim u transportua nga Kalifornia në Seattle prej nga duhej të dërgohej në një spital, por ajo u harrua dhe kjo u zbulua vetëm atëherë kur aeroplani ishte pothuajse në gjysmë të rrugës për në Dallas.

Udhëtarët u tronditën kur piloti i informoi ata se aeroplani, pas kalimit të 950 kilometrave nga gjithsej 2,500 të planifikuar, duhej të kthehej në aeroportin e nisjes.

Një mjek, i cili ishte midis udhëtarëve, tha për Seattle Times se ishte një rast i tmerrshëm dhe shumë serioz.

Sipas ekspertëve, zemra për transplantim megjithatë mbërriti në spital brenda afatit të nevojshëm për përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat