Ky është çifti më trim në botë, jetojnë me një puma

Ndryshe

Ky është çifti më trim në botë, jetojnë me një puma

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Mariya dhe Alexander

Një çift rus ka adoptuar një pumë dhe tashmë jeton me grabitqarin e rrezikshëm në shtëpi.

Mariya dhe Alexander thonë se ranë në dashuri me pumën e vogël që quhet Messi kur e panë në një kopsht zoologjik, në vitin 2016.

Puma që sot është 2 vjeç e gjysmë sillet fiks si një mace. Ajo luan me të zotët dhe i zgjon duke i lëpirë në mëngjes.

Çifti ka dhe një mace tjetër, e cila nuk e honeps dot pumën, kështu që Messit nuk i lejohet që të luajë me të.

Mariya dhe Alexander nuk rekomandojnë kafshë të tilla në shtëpi, pasi është shumë e rrezikshme. Ata thonë se janë me fat që puma e tyre është shumë e qetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat