Ndërroi jetë Mëhill Berisha veprimtar i çështjes kombëtare

Ngushëllime

Ndërroi jetë Mëhill Berisha veprimtar i çështjes kombëtare

Më: 29 maj 2012 Në ora: 13:12

Mbrëmë në Zvicër ndërroi jetë Mëhill Berisha (1952) nga Gllogjani i Pejës, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare shqiptare. Ishte patriot e kontribuues i madh. Luftëtar i vendosur i idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Tërë jetën ja kushtoi përpjekjeve për çlirimin e Kosovës dhe ishte pjesëmarrës i shumë ngjarjeve madhore dhe organizimeve në mbështetje të shtetësisë së Kosovës të zhvilluara në Kosovë, Zvicër e Diasporë.
Mëhill Berisha shquhej për bamirësi ishte një kontribuues i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale dhe dha ndihmë të madhe financiare për luftën e Kosovës. Mëhill Berisha ka dhënë kontribut jo vetëm materialisht por edhe fizikisht në përpjekjet e Brigadës 131 të UÇK-së dhe njësiteve operative në Lugun e Baranit.
Në mars 2004 ushtarakët e brigadës 131 të UÇK-së i kishin ndarë mirënjohje për aktivitetin e ushtruar në mbështetje të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës.
Gjatë viteve të 90-ta Mëhill Berisha ishte shtytës dhe organizator i shumë ngjarjeve të organizuara nga LDK-ja me në krye dr. Ibrahim Rugovën, shtetëbërësi i Kosovës. Njashtu në atë kohë Mëhill Berisha mbështeti në të gjitha format edhe Partinë Nacional Demokristiane të Kosovës.
Mëhill Berisha ishte një mik dhe bashkëveprimtar i kolonelit të ndjerë Tahir Zemaj, ish komandant i UÇK-së, i piketuan për t’u eliminuar më 2003 nga një dorë e zezë në një pritë të mallkuar në Pejë.
Mëhill Berisha ndihmoi e mbështeti në të gjitha format veprimtarët e çështjes kombëtare dhe kolonelin e ndjerë Tahir Zemaj.
Mëhill Berisha ndërroi jetë, por emri i tij do mbetet i shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar. Ky me veprën e tij kolosale do mbetët i pavdekshëm.
Do të jetë një yll i shndritshëm i rreshtuar midis veprimtarëve dhe atdhetarëve që u vdiqën e flijuan për çlirimin, shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin e kombit shqiptar.
Varrimi i të ndjerit bëhet të enjten në ora 1 në varrezat e fshatit Gllogjan të Pejës. (g.t.)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat