Një vdekje e rëndë dhe e pabesueshme

Ngushëllime

Një vdekje e rëndë dhe e pabesueshme

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 18 qershor 2012 Në ora: 14:49

Manhattan Nyc: Në kujtim të Dino Asanajt, komuniteti shqiptar në Nju Jork, organizoi të shtunën mbasdite, një takim - homazh në Nju Jork në lokalin e njohur "Zana", të pronarit shqiptar Shaqir Gashi. Disa miq të ngushtë, shok, bashkëpunëtor dhe të afërm të të ndjerit kanë mbajtur një orë përkujtimore për kryetarin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës (AKP), Dino Asanaj, i cili u vra javën e kaluar në rrethana misterioze në një fshat afër Prishtinës.


Ky tubim përkujtimor u drejtua nga profesor dr. Shinasi Rama. Profesor Rama, i cili punoi një kohë të gjatë me të ndjerin Asanaj, mbasi foli mbi prejardhjen e tij familjare, theksoi se me ardhjen e tij në SHBA, ai e filloi punën e tij - ashtu si të gjithë emigrantët e tjerë, duke e nisur që nga punët e vështira deri tek suksesi.


"Kështu që, tha profesor Rama, nga përfitimi që pati me dijen dhe konceptin në punë dhe shoqërinë amerikane, ai u kthye menjëherë në një nga promotorët e lirisë kombëtare në mërgatën shqiptare në SHBA."


Duke vënë në pah disa veti të tij - profesor Shinasi Rama, theksoi se rreth tij u mblodhën shumë nga ata që i përkisnin emigracionit të vjetër, siç janë: Shaqirë Gashi, Bruno Selimaj, Rexhë Xhaklli e të tjerë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat