Ministri Krasniqi: Vdekja e poetit Podrimja – humbje e kombit

Ngushëllime

Ministri Krasniqi: Vdekja e poetit Podrimja – humbje e kombit

Më: 21 korrik 2012 Në ora: 17:12

Ministri i kulturës, rinisë dhe sportit, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se vdekja e poetit Ali Podrimja, është një humbje e madhe e gjithë kombit shqiptar, e padyshim edhe e gjithë komunitetit letrar dhe artistik në botë.

Mëtutje, zoti Krasniqi theksoi se poeti Ali Podrimja ishte “gjithmonë një motivim për mua” dhe se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne në Kosovë.

“Kujtimi për poetin Ali Podrimja do të jetë i përhershëm”, thuhet në fund të telegramit të ngushëllimit të ministrit të kulturës, rinisë dhe sportit, Memli Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat