Vdiq në SHBA, në moshën 82 vjeç - i biri i ish- Kryeministrit të 30 të Shqipërisë

Ngushëllime

Vdiq në SHBA, në moshën 82 vjeç - i biri i ish- Kryeministrit të 30 të Shqipërisë

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 25 nëntor 2012 Në ora: 22:59

Vdiq dhe u varrosë në Shtetet e Bashkuara, Xhelal Fiqiri Dine, njëri prej trashgimëtarve të njërës prej familjeve më të mëdha dhe të njohura dibrane. Familje, kjo fisnike dhe me virtyte të pastra patriote dhe atdhetare, që i dha qa shumë kombit tonë në luftën për pavarësi dhe indetitetin tonë kombëtarë. Ai vdiq me date 15 Nëntor 2012 në qytetin - Brooklyn, New York në moshën 82 vjeç - dhe u varrosë me nderime të mëdha nga dhjetra anëtarë të familjes së tij, miq, shok dhe bashkëluftëtarë.
Jeta këtij njeriu ishte e mbushur plot me dashuri e mall për atdheun tonë dashur - mbasi më shumë se gjysmën e jetës i kaloi në mërgim - i djegur dhe i zhuritur për ta parë një ditë Shqipërinë e lirë e demokratike - Kosovën e çliruar nga sundimi sllavo-komunist serb, dhe të lirë e të pavarur siç është sot.
Xhelal Dine është i biri i të fundit Kryeministër të Shqipërisë, Fiqiri Dines, prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, drei me ardhjen e komunizmit që e sundoi atë vend për 46 vjet me radhë.
Është e rëndësishme të dihet sot se Qeveria e Kryeministrit Fiqiri Dine ishte autonome dhe plotësisht e pavarur nga pushtimi Gjerman në Shqipëri, në atë kohë. Mbasi propaganda komuniste e Enver Hoxhës, Fiqiri Dinen e quante sipas saj Kryeministri i Qeverisë "Quslinge" për çka do të lë të kuptohet dhe se ka shumë misinformim - tek mjaft mjaft shqiptarë që e dinë historinë e Shqipërisë vetëm ashtu si kan shkruar historianët dhe studiuesit e Enverit për 50 vjet..
Qeveria e vitit 1943-1944 e Kryeministrit Fiqiri Dine ishte referuar si Quslinge vetëm nga regjimi komunist dhe nuk gjendet si e tillë në asnjë nga analet e historisë botërore, enciklopedinë e Shqipërisë, tash e të tjera, studime dhe histori të këtyre dy dekadave të fundit. Mbasi në realitet, thuhet se ajo ishte një qeveri e përkohshme dhe jo "kuislinge" në asnjë mënyrë, ashtu si donte t'i quante të gjithë kundërshtarët e tij regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Fiqiri Dine dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit për arsye shumë specifike.Gjithashtu, ai nuk kalojë gjithë kohën në Greqi si shkruan propaganda komuniste. Ai jetojë deri sa vdiq në Belgjikë. Për të shkruar saktë dhe të bazuar në fakte historike, duhet që të posedojmë njohurit e kërkuar në arshivat e Londrës dhe ato të Uashingtonit. Për të në kohën e komunizmit është shkruar një farë pseudo-mini-biografi në librat e historisë komuniste propagandistike.
I biri i tij - Xhelali i cili vdiq këto ditë në New York, ashtu si dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje, ishte kundërshtar i përbetuar i komunizmit. I etur për bashkimin kombëtar. Dhe për këtë të gjithë anëtarët të kësaj familje, që ngelen në Shqipëri, mbas ardhjes së komunizmit në 1944 - por edhe ai vetë e paguan më luftën që ju bë atyre nga regjimi komunist.Kjo familje u presekutua dhe u burgos e interrnuan vetem e vetm për bindjet e tyre politike -
Xhelal Dine internohet në Berat në vitin 1945 kur ishte 15 vjec dhe më vonë në Kuçovë.Transferohet nga Kuçova në kampin punës në Shijak. Dhe, në vitin 1948 dërgohet në kampin e Kamzës në Tiranë.
Nga kampi i Kamzës trasferohet përsëri në Berat dhe më vonë në Tepelen në vitin 1949. Pastaj trasferohet nga kampi i "egër" në Tepelenë në Lozhan të Gramshit
Deri sa arratiset nga kampi Lozhan dhe del në Maqedoni dhe më vonë shkon në Kosovë. Përfundon shkollën e mesme dhe punon për disa kohë si mësues në Prishtinë. Në vitin 1959 shkon në Bruksel, Belgjikë, ku takohet me të atin Fiqiri Dine.
Në vitin 1960 emigron në SHBA. Dhe menjëherë u njoh dhe u lidh me fugurat më të shuqara të diasporës në Amerikë. Me atdhetarët e patriottët e flakët duke u bërë një nga anëtarët më të hershëm të Shoqatës PanShqiptare VATRA. Jetoj në Georgia për disa kohë ku me vëllain Mithat, teksa hapën atje një biznes të vogël një restorant.
Më vonë u sistemua në New York. Pasi doli në pencion në vitin 1992 u apasionua me sportin e golfit dhe e luante ketë sport rregulisht.
Ishte ndoshta ndjeksi me i rregullt i shtypit amerikan(lexues me i rregullt i gazetës New York Times -abonenti i saj për më shumë se 40 vjet) dhe një lexues i rregullt i gazetës Dielli, gazetës shqiptaro amerikane Illyria, dhe gazetësk kombëtare Bota Sot.
Vdiq me date 15 Nëntor 2012 në Brooklyn, New York në moshën 82 vjeç, ndërsa varrimi u bënë varrezat qytetare në New Jersey.
Dy fjalë për Xhelal Dinen
Mbasi u kryen të gjitha shërbimet fetare në Xhaminë shqiptare në Paterson - New Jersey, i biri i Bajraktarit të Lumës, Genc Bajrakatari, lexoi atë që njihet si fjala e lamtumirës :
Thotë një fjalë a vjetër Shqipe: Të gjithë jemi bijtë a vdekjes, të gjithe, pa përjashtim, na duhet me e lanë këtë botë dhe me vu kambën në pragun tjetër ku pranohet vetëm jeta e amshuar.
Megjithëse jemi të ndërgjegjshëm se një ditë do kalojmë pragun, nuk duam ta pranojmë dhe nuk pajtohemi kollaj me të kur humbim një pjestar të familjes, një mik a një shok që ta don zemra. Prej tashti ndihet mungesa e tij dhe boshllëku në familjen e tij dhe në farefisin e tij, po kaq edhe në shoqërinë që ai jetoj.
Xhelal Fiqiri Dine lindi në Maqellarë të Dibrës në vitin 1930. Jeta e tij mbas 1945-es ka qënë një kalvar vuajtjesh, përçmimesh dhe emigrimesh derisa u stablilizua në shtetin e begat të Amerikës.
Familja Dine është e njohur në Dibër dhe është dallur si familje nacionaliste e atdhetare qysh me gjyshërit e tyre, të cilët kanë luftur kundër Sërbve, një armik i egër i Shqipëtarve. Babai i Xhelalit, Fiqiri Dine, në vitin 1917 arsimohet jashtë shtetit në Akademinë Ushtarake në Vjenë, Austri dhe kthehet në Shqipëri ku si officer i shtetit dhe mbretërisë së Ahmet Zogut punon për ndërtimin e shtetit modern për atë kohë.
Në vitin 1945 Xhelali internohet familjarisht - me nënën, Rukijen, dy vëllezërit, Tomorin dhe Sazanin, motren, Hanën, të moshës nga 8 deri në 15 vjeç, xhaxhain me gruan dhe gruan e xhaxhait tjetër me djalë. Vëllain e dytë, Skënderin, e futën në burg dhe pas pak vitesh vdiq në burg në një moshë fare të re.
Internimi dhe burgimi erdhi si pasoj e arratisjes së babait, Fiqiri Dine dhe djalit të madh, Mithat Dine.
Me Xhelal Dinen u njoha në vitin 1945 në Berat, vendqnëdrim për të dënuarit.e sistemit komunist. Nga Berati na dërguan për punë në Kuçovë, Shijak, Kamëz, dhe prap në Berat. Në të gjithë këto vënde që punonim trajtoheshim si skllevër. Së fundi, na dërguan në Tepelen. Në këtë kamp, që padyshim, mund të krahasohet me kampet famëkeq të shfarosjes Naziste, ishim të grumbulluar njerëz nga gjithë Shqipëria - vetëm nga veriu kishte më shumë se 3,500 vetë. Ky kamp ishte projek i sistemit komunist, me në krye Enver Hoxhën, i cili kërkonte me çdo kusht të eleminonte kundërshtarët. Dhe ja arriti qëllimit. Për shembull në kampin famëkeq të Tepelenës, për një kohë shumë te shkurtër vdiqën aq shumë njerëz sa nuk kishte as tokë për ti varrosur.
Xhelalin me disa shokë i transferuan në një vënd që quhej Lozhan në Gramsh për ndërtimin e një rruge ushtarake. Në ketë kamp Xhelal Dine, xhaxhai Esat Dine, kushuriri Muhamer Nasufi, Jonuz Ndreu, Tafil Ndreu, Avdulla Kaloshi dhe Nikoll Gjon Markaj nga shtëpia e Kapedanit të Mirditës marrin vendimin për tu arratisur dhe realizojnë me sukses kalimin jashtë Shqipërise por fatkeqsisht Esat Dine u vra në përpjekje me forcat komuniste. Të gjithë të tjerët e realizuan dëshirën dhe pas disa vitesh erdhën në SH.B.A.
Përveç shumë virtyteve të tjera positive, Xhelali ishte njeri me zemër të madhe. Pas vitit 1990 për famijen e tij që gjëndej në Shqipëri beri atë që shumë pak të tjerë mund ta kenë berë. Në një periudh 2 vjeçare ka shkuar në Itali, Gjermani, Turqi dhe Greqi për të ndimuar dhe sistemuar vëllezërit dhe disa nipër e mbesa që ishin larguar nga Shqipëria. Xhelali me xhaxhain Dilaver Dine dhe kushuririn Hiqmet Dine qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për më se 20 pjestarë të familjes Dine që erdhën në Amerik në vitin 1991.
Gjatë 20 viteve të fundit jam takuar shpesh me Xhelalin dhe bisedonim për probleme të ndryshme por veçanërisht politike që kishin të bënin me gjëndjen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ai kishte njohuri në politik dhe ishte gjithmonë i interesuar për çështjen Shqiptare.
Xhelali ishte njeri shumë i qetë, i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte i azhornuar me shtypin Shqiptar dhe atë Amerikan. Lexonte rregullisht të përditshmen, New York Times.
Për sa i përket komunitetit Shqiptar, isthte i pranishëm në New York apo Washinton sa herë bëheshin protesta për Kosovën dhe më vonë për Shqipëtarët e Maqedonis. Xhelali ishte gjithmonë i gatshëm ti shërbente çështjes kombëtare pa u kursyer edhe finaciarisht. Gjithatshtu, ka qënë anëtar i organiztës Vatra që kur erdhi në Amerik. Pra, ky ishte Xhelal Dine.
Së fundi, në emër të famijes Bajraktari, ngushëlloj djalin Fiqri dhe vajzën Lule, vëllezërit Tomor dhe Sazan me familjet e tyre., theksojë i biri i Bajraktarit të Lumës, Muharrem Bajraktarit, zoti Gencë Bjaraktari - Të ndjerit Xhelal Dine Zoti ja bëftë dritë jetën e amshuar!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat