Thaçi ngushëllon familjen Sulejmani

Ngushëllime

Thaçi ngushëllon familjen Sulejmani

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 12:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Sulejmani me rastin e vdekjes së profesorit, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani

Në tekstin e telegramit thuhet:

E nderuara familje Sulejmani,

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.

Kontributi i tij për arsimimin e gjeneratave në Universitetin e Prishtinës, si dhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe në rritjen e këtij institucioni, do të çmohet dhe e respektohet nga të gjithë.

Humbja e profesorit Sulejmani është një humbje jo vetëm për institucionet ku punoi, por edhe për albanologjinë në përgjithësi.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat