Vdekja e poetit Bedri Hysa, humbje për kulturën shqiptare

Ngushëllime

Vdekja e poetit Bedri Hysa, humbje për kulturën shqiptare

Më: 14 prill 2013 Në ora: 15:53

Hysa, për shumë vite ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare. Ka lënë pas vetes një opus të gjerë krijimtarie, ndërsa është spikatur sidomos në poezi, të cilat i ka botuar në disa vëllime gjatë krijimtarisë shumëvjeçare.

Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Bedri Hysa, poet dhe veteranë i arsimit. Hysa, për shumë vite ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare. Ka lënë pas vetes një opus të gjerë krijimtarie, ndërsa është spikatur sidomos në poezi, të cilat i ka botuar në disa vëllime gjatë krijimtarisë shumëvjeçare.

Varrimi i Hysës bëhet sot në orën 16:00, në fshatin Stagovë, komuna e Kaçanikut.

Me rastin e vdekjes së poetit Bedri Hysa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Hysa.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e poetit dhe punëtorit shumëvjeçar të kulturës, Bedri Hysa.

Vdekja e poetit Bedri Hysa është humbje për familjen tuaj, për kulturën dhe letërsinë shqipe, së cilës i dha një kontribut të shquar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat